Ulet ndjeshëm çmimi i naftës në tregun ndërkombëtar, por ja çfarë ndodh Shqipëri


Çmimet e naftës ranë të hënën, duke shënuar ulje të ndjeshme në bursën e karburanteve

 

ndërsa në Shqipëri çmimi ka pësuar vetëm rritje duke shkuar mjerisht në 245 lekë për litër nafte, vlerë e ngjashme me periudhën mars 2022.

Çmimet e naftës së papërpunuar Brent ranë në 97.15 dollarë për fuçi.

Një fuçi është afro 120 litra që do të thotë se çmimi për litër është 0.80 usd ose më pak se 100 lekë për litër.

Nafta e papërpunuar West Texas Intermediate ra në më pak se 92 dollarë për fuçi, raporton noa.al duke cituar Reuters.

Në fqinjin Greqi, një litër naftë shitet midis 1.7 deri 1.9 euro.

 

Në vendet e tjera fqinje nafta kushton po ashtu më pak se në Shqipëri


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *