Arjola Demiri ka ironizuar së fundmi gratë të cilat kritikojnë njëra-tjetrën ne rrjetet sociale.
Vetë aktorja e humorit është përballur shpesh herë me kritika apo komente negative në profilin e saj në Instagram.
Në Ditën Botërore të Shëndetit Mendor, Arjola ka publikuar disa statuse të cilat iu drejtohen veçanërisht grave.
Arjola u shpreh fillimisht se do të dëshironte që sot të ishte ‘dita e gruas’, ku ka ironizuar ato gra të cilat e ‘mbështesin fuqishëm’ dhe i duhet kushtuar vëmendja e duhur.
“Do doja të ishte festa e gruas sot! Sepse vazhdimisht kam femra që më mbështesin fuqishëm dhe do doja t’ju kushtoja vëmendjen e duhur disa prej këtyre zonjave,
që nuk di t’jua shpërblej gjithë këtë dashuri të pakufishme, e sjellje të mrekullueshme prej nënash dhe motrash dhe grash ndaj meje. Kuptohet këto janë një numër shumë i vogël që të kuptohemi. Por që dua t’ju jap zgjidhje”- shkruan aktorja.