Qënka krisur lidhja e tyre? Mungoi në natën e spektaklit, Sara Hoxha tregon arsyen pse nuk e shoqëroi Ledri Vula


Influencuesja Sara Hoxha është bërë pjesë e spektaklit të kërcimit, “Dancing With The Stars”.

Ajo pati shumë mbështetje nga publiku, të cilët e duartrokitën pa fund pas performancës.

Në natën e parë të spektaklit, në sallë për ta mbështetur ndodhej vjehrra e saj Xheraldina, por ajo që u vu re ishte mungesa e reperit Ledri Vula, partnerit të saj.

Teksa të gjithë kanë qenë kuriozë të dinin arsyen pse mungonte Ledri në shfaqje, Sara vendosi të shuante zërat duke treguar se nuk kishte dashur ajo që reperi të ishte në sallë për shkak të emocioneve të mëdha.

“Faleminderit të gjithë atyre njerëzve që kanë treguar shumë suport dje që unë nuk e prisja fare. Edhe për ata që janë bërë shumë merak që nuk ishte Ledri në ‘live-show’, nuk ka qenë sepse s’kam dashur unë. Se unë dje kam pasur aq shumë emocione saqë ju nuk e merrni dot me mend. Ka qenë gati duke më pushuar zemra.

Ledri ishte në Tiranë dhe siç thashë nuk erdhi sepse kisha shumë emocione, nuk kisha më ku t’i çoja emocionet dhe nuk kisha nevojë më për emocione më shumë, ndaj e lamë që të vijë në një moment tjetër”, u shpreh Sara Hoxha.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *