Do bëhet nënë së shpejti! E gjeni dot kush është vogëlushja në foto?


Moderatorja shumë e dashur nga publiku, Einxhel Shkira i ka dhënë mundësinë fansave të saj në Instagram, të bëjnë pyetjet që dëshirojnë.

Mirëpo, dikush i ka kërkuar një foto nga fëmijëria dhe ajo nuk ka nguruar ta postoj. Einxhel shfaqet e qeshur mes luleve dhe duket se tiparet i ruan ende në ditët e sotme, edhe pse vitet kanë kaluar.

Kujtojmë që moderatorja është një personazhet më të komentuar të momentit, pasi bashkë me partnerin Dj Dagz priten të bëhen shumë shpejt prindër. Ata do të bekohen me një djalë.

Einxhel Shkira është bërë nostalgjike dhe ka kthyer kohën një vit më parë, kur i erdhi ftesa për në “Big Brother VIP”.

Së fundmi në Instastory, moderatorja ka publikuar bisedën e parë me Arbana Osmanin, që e bëri edhe atë pjesë të spektaklit më pas.

“Si filloi e gjitha një vit më parë me një mesazh dhe mbaroi me mua që jam shtatzënë”, ka shkruar Einxhel krah imazhit në Instastory.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *