Një nga vajzat më simpatike të ekrani shqiptar, Floriana Garo së fundmi ka qenë e ftuar në limuzinën e emisionit ‘Glamour Zone’ përballë moderatores Ester Bylyku.
Ndër të tjera, ajo ka zbuluar disa detaje nga martesa e saj me avokatin e njohur Enis Daci. E pyetur se cili është defekti më i madh i saj si bashkëshorte, Floriana tha se nuk di të gatuajë.
Duke qeshur Floriana shtoi se dashuria kalon nga stomaku, ajo nuk e kupton se nga kalon dashuria e bashkëshortit të saj.
Floriana gjithashtu tha se është xheloze dhe herë pas here e kontrollon telefonin e bashkëshortit, ndonjëherë në prezencën e tij, e ndonjëherë tjetër fshehurazi.
Teksa fliste për xhelozinë, Floriana Garo tha se ka raste që ajo bëhet xheloze kur ai del me shoqërinë e tij. Ester Bylyku: Për çfarë je bërë xheloze për herë të fundit për bashkëshortin?
Floriana Garo: Në raste të rralla ai del me kolegët dhe miqtë e tij. Mua më duket sikur burri kur martohet nuk duhet të dalë më. Së fundmi kishim një diskutim të tillë, ku i thashë: Pse del ti? Ç’është kjo? Je burrë i martuar tani, nuk dilet.