Besa Kokëdhima prej kohësh është shkëputur nga skena, ndërsa nuk preferon të jetë aktive as në televizione e intervista. Por së fundmi është “ dorëzuar”. Në një rrëfim në “Wake up”, ka zbuluar disa detaje interesante.
“Nuk dua që ju të dini absolutisht asgjë. (qesh) Gjërat shkojnë mirë. Jam shumë e angazhuar udhetoj vazhdimisht, më pëlqen kjo gjë.
Planet artistike këtë periudhë më kanë mundësuar që të lëviz shpesh. Edhe emocionalisht jam në një vend të mirë në jetë. Ose të paktën kështu mendoj”-tha ajo. Me kë do të bënte një duet, Beatrix Ramosajn apo Elvana Gjatën?
“Beatrix e kam xhan nga distanca, nuk e kam takuar asnjëherë. Duket një vajzë me një zemër shumë të mirë. Dhe është një artiste interesante, një vajzë shumë e bukur.
Elvana përveçse është një artiste e mrekullueshme, e kam mikeshë prej shumë vitesh. Mikeshë zemre. Kështu që Beatrix nuk do mërzitej që unë të thoja Elvanën në këtë pikë”, tha Besa.
“Do doja një bashkëpunim me Alban Skënderajn. Nuk kemi diskutuar asgjë. Ne kemi bashkëpunuar më parë. Albani më ka bërë tekstin e “Tatuazh në zemër”, dhe bashkë me Miriamin i dua fort të dy, janë shumë të mirë. Bashkë edhe kemi kënduar. Albanin e vlerësoj shumë dhe është artisti mashkull i parë që do doja të bëja bashkëpunim”, shtoi ajo.