Urime! Sot qe ka ditëlindjen, Irkenc Hyka zbulon se do të bëhet baba për herë të parë


Irkenc Hyka do të bëhet baba për herë të parë. Lajmin e ka bërë me dije vetë këngëtari përmes një postimi në rrjete sociale. Artisti ka ndarë një fotografi me partneren e tij, e cila shfaqet me barkun e rrumbullakosur.

“Në këtë ditëlindje nuk mund t’i lutesha Zotit më shumë se ju të dy”, ka shkruar ai. Artisti është treguar shumë hermetik sa i përket jetës personale.

Gjatë një interviste televizive pak kohë më parë, ai pranoi se është prej disa vitesh në lidhje. Vajza që i ka vjedhur zemrën Irkencit është Abi Fregjaj dhe duket se i kanë dhënë fund beqarisë pasi është parë me një unazë në gisht.

Irkenc Hyka është një ndër personazhet më të pëlqyer dhe baladat e tij kanë rrëmbyer vëmendjen, duke u kthyer menjëherë në hite.

Së fundmi, këngëtari i mirënjohur ka rrëfyer detaje nga jeta personale dhe profesionale gjatë një interviste në “Pardon My French”. Edhe pse prej vitesh është marrë me muzikë, ai ka qëndruar larg vëmendjes skenike.

Ai ka treguar se një prej artistëve që e kanë shtyrë për t’u bërë këngëtar ka qenë pikërisht Getoar Selimi. “Nuk e di unë kam punuar me shumë realisht, por që është për t’u përmendur dhe ka qenë një spunto që më tha “O vëllai ti këndon shumë mirë pse nuk del të këndosh?” ka qenë Getoar Selimi.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *