“Të lutem me fal se të kam paragj ykuar”, Valbona Selimllari shfaqet e penduar i kërkon falje konkurrentes së Dancing With the Stars


Gazetarja e njohur, Elona Duro ka performuar në skenën e “Dancing ëith The Stars”, e cila arriti të marrë goxha vëmendje. Gjithashtu edhe juria pati komente pozitive për të.

Mirëpo, anëtarja e jurisë, Valbona Selimllari tha se e ka paragj ykuar shumë Elonën e për këtë i kërkoi ndjesë. Valbona mendoi se gazetarja nuk do të jepte maksimumin.

“Dua të të kërkoj ndjesë se të kam paragj ykuar, mendoj se nuk do të jepje mjaftueshëm”, nënvizoi Valbona. Më herët, Elona në një intervistë ka folur për jetën e saj private, konkretisht për njohjen me bashkëshortin.

“Në jetën time kam ecur pa plane, pra të vijë si të vijë dhe ashtu erdhi. Unë ditën që kam njohur Lorencin, atë ditë kam filluar bashkëjetesën dhe shumë pak kohë erdhi dhe martesa. Në një shezlong, në jug të Shqipërisë, i thashë a do bëjmë një dasmë këtë verë?

Isha unë ajo që e bëra këtë pyetje, ndërkohë që isha e rrethuar nga shoqe që prisnin propozimin në gjunjë me të gjitha romanticizmat e mundshëm. Erdhi aq rrjedhshëm, aq natyrshëm, kishim në plan të bënim diçka në bashki, unë isha shtatzënë 4 muajshe, e kishim diskutuar do shkonim në bashki për të firmosur, por motra më tha e kam parasysh si do shkosh tek zyra bashkiake me atlete dhe tuta, të lutem ngjitu në taracën e bashkisë dhe bëj diçka.

Ka qenë shumë pa shpenzim dhe është një nga kujtimet më të bukura. Sot teksa vija tek ti, i thashë po të më pyesë Rudina se cili ëshë suksesi i martesës sonë, çfarë t’i them? Po thjesht fakti që t’i nuk më besdis dhe nuk më çan kokën, mendoj që gjërat shkojnë shumë mire”,- ka thënë ajo më herët.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *