Mbrëmjen e sotme në ekranin e Top Channel ka nisur “Dancing With the Stars” me moderatore Bora Zemanin. Spektakli është hapur me një kërcim nga Bora Zemani dhe trupa e baletit, e përberë nga konkurrentët.
Moderatorja ka shkëlqyer duke kërcyer nën ritmin e këngës “Alien Superstar” nga Beyonce. Kujtojmë se ajo ka studiuar dhe balet.SHIH VIDEON
Tashmë i njohim të gjithë ‘Yjet’ dhe balerinët profesionist që do të shfaqin talentin e tyre të padiskutueshëm, prezantuesen që është Bora Zemani.
Moderatori në Gold Room, i cili do të jetë Eno Popi gati për të treguar prapaskenat e garës dhe jurinë që përbëhet nga Dalina Buzi, Valbona Selimllari, Armand Peza dhe Kledi Kadiu.
Së fundmi faqja zyrtare e Instagramit të “DWTS” ka ndarë me ne disa momente nga Vipat vetëm 1 orë para fillimit të spektaklit dhe mund të themi që të gjithë duken shumë entuziastë dhe mezi po presin që të dalin dhe të shkëlqejnë në skenë.
Çiftet me siguri do të na dhurojnë emocione të forta, ku përmes punës së palodhur, talentit dhe bashkëpunimit të përsosur, dyshet më të reja skenike do të kenë një qëllim të vetëm, fitoren.