Bobo! 3-vjeçarja rrëzohet brenda në kopsht, dërgohet me urgjencë në spital


Policia ka njoftuar se në ambientet e brendshme të kopshtit të fëmijëve është rrë zuar aksi dentalisht një 3-vjeçare. Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr. 18, Korçë.

Mësohet se 3-vjeçarja është dërguar menjëherë në spital. “Korçë/Informacion paraprakMë datë 07.10.2022, rreth orës 08:40, në lagjen nr. 18, Korçë, në ambientet e brendshme të kopshtit të fëmijëve, dyshohet se është r rëzuar ak 2111111111111sid41entalisht një 3-vjeçare.

Ajo është dërguar për ndihmë mjekësore, në spitalin e Korçës.Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, thuhet në njoftimin e policisë.

Ende nuk dihen detajet e plota të ngjares, që do të bëhen të ditura më vonë nga mediat dhe vetë policia, tani primare është gjendja shëndetësore e vogëlushes.

Nga burime jozyrtare thuhet së bëhet fjalë për një kopsht privat, por ende nuk dihet si vogëlushja iu ka shpëtuar syvë të edukatoreve që duhet të kujdeseshin për të.

Në shumë kopshte private në Shqipëri, kujdesi për fëmijët lë për të dëshiruar, edhe pse tarifat që paguajnë prindërit janë shumë të majme.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *