Pas ndarjes, Semi tregon çfarë ndjen për Bojken Lakon: Akoma e dua


Semi Jaupaj dhe Bojken Lako janë një ndër dyshet më të komentuara, ndonëse i kanë dhënë fund lidhjes së tyre disavjeçare.

Së fundmi, këngëtarja ka thënë se edhe pse të ndarë, ruajnë një raport të mirë bashkë. “Mendoj mik është pak fjalë e madhe se nuk do pija kafe, por mirënjohja do të ngelet”, u shpreh ajo në “Goca dhe Gra”.

Më tej, Semi shtoi se e ka shumë xhan dhe do ta respektonte gjithmonë, por vetëm kaq, jo si me miqtë e tjerë. “Unë shokët e mi i kam shumë të afërt, shpenzoj shumë kohë me ta, flas shumë, Bojken nuk mund ta quaj shok të këtij niveli.

Kam shumë respekt, e kam shumë xhan dhe më duket njeri shumë i bukur, pra i bukur si njeri, por për dreka darka jo. Nëse do me lidhte puna patjetër, nëse do e shihja do i flisja, nëse do kishte ditëlindjen do e uroja”, tha këngëtarja.

Nder te tjera, Semi Japuaj tashmë është e lumtur që mikja e saj, Bora Zemani është ribashkuar me Donald Veshajn. E pyetur në “Goca dhe Gra”, Semi tha se tashmë çdo gjë i përket çiftit dhe ajo nuk do të komentojë më situatën e tyre.

“Nuk dua ta flas më këtë gjë. Thash që është gjë shumë personale dhe çfarë u takon atyre, u takon atyre për të folur dhe jo mua më”, tha këngëtarja.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *