Ashtu si sot edhe për ditën e nesërme vendi ynë do të vijojë të jetë nën ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike falë masave ajrore të thata me origjinë veriore.
Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë terrtitorin por nuk do të mungojnë alternimet e pakta deri mesatare të vranësirave kalimtare.
Era do të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 1-5m/s ndërsa në bregdet dhe lugina era me rrahje deri në 6-8m/s.
Sipas Shërbimit Meteorologjik, për ditën e premte, temperaturat parashikohen të arrojnë deri në 29 gradë celcius.
në zona malore nga 6 deri 24°C
në zona e ulëta nga 8 deri 29°C
në zona bregdetare nga 12 deri 29°C
Moti merr kthesën/ Shërbimi Meteorologjik zbardh çfarë pritet të ndodhë të premten