Xhiroi gomat dhe videon e nxorri në rrjet, korçarit i ndodh ‘kërdia’ e madhe nga policia


Një video në rrjetet sociale ka futur në telashe një shofer në Korçë, i cili pas manovra ve të rr ezikshme në rrugë me makinë dhe dj egies së gomave, është gjo bitur me 55 mijë lekë të rinj. Blutë e Korçës sqarojnë se është bll okuar dhe mjeti.

Gjithashtu, pas shoqërimit në Komisariat të shtetasit S.Zh, rezultoi se ai drejtonte automjetin, pa siguracion dhe pa kryer kontrollin teknik.

“Në lidhje me një video të publikuar në rrjete sociale, në të cilën shfaqet një drejtues automjeti që qarkullonte me shpejtësi mbi normat e lejuara dhe kryente mano vra të rrez ikshme, në qendër të banuar, duke u kthyer në burim ak sidenti dhe rrezik për përdoruesit e tjerë të rrugës, shërbimet e Sektorit të Policisë Rrugore në DVP Korçë bënë të mundur identifikimin e drejtuesit, shoqërimin e tij në Komisariatin e Policisë Pogradec, si dhe bll okimin e automjetit.

Në përfundim të veprimeve, shërbimet e Sektorit të Policisë Rrugore të DVP Korçë e kanë nd ëshkuar drejtuesin e automjetit, shtetasin S. Zh., me masën administrative 55.000 lekë të rinj, pasi ka drejtuar me shpejtësi mbi normat e lejuara, automjetin tip “BMW”, në aksin rrugor Pogradec-Tushemisht, në qendër të banuar, ka kryer ma novra të rre zikshme dhe ka ndryshuar sensin e lëvizjes, në kundërshtim me Kodin Rrugor.

Pas shoqërimit në Komisariat, rezultoi se ky shtetas drejtonte automjetin, pa siguracion dhe pa kryer kontrollin teknik”, thotë Policia e Korçës.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *