25-vjeçarja nga Cakrani i Fierit ishte la rguar nga shtëpia më 24 shtator në orën 13:00, duke mos i dhënë shumë detaje Klodianit.
Ata kishin komunikuar sërish në mbrëmje, por biseda ishte e vakët dhe Asija nuk kishte dhënë një vendndodhje të saj. Një ditë më pas, më 25 shtator, Klodiani kishte tent uar ta telefononte sërisht dhe e fejuara i kishte dek laruar se po largohej drejt Shqipërisë. Por, i riu vlonjat ngre shumë dyshime për hum bjen e të fejuarës së tij.
Mes nesh nuk ka ndodhur asgjë, vetëm kur është la rguar papritur. E dija se do shkonte në punë. Kemi 7 vite që jetojmë bashkë në Ciro Marina të Italisë. De bate burrë e grua kemi pasur, po jo që ajo të ikte dhe të mos kthehej më. Folëm në telefon, por u shkëput linja dhe në orën 21:00 të darkës fola prapë dhe dy fjalë më tha dhe e mbylli.
Ditën tjetër, pas shumë telefonatave ma hapi dhe më tha “jam në autobus po iki në Shqipëri”. Unë kam komunikuar me prindërit e saj dhe ata më thanë “po vjen në Shqipëri”. I bija telefonit më pas dhe doli i fikur’-u shpreh Klodiani në një lidhje live skype me moderatoren Odeta Dume.
Stafi i “Pa Gjurmë” kontaktoi me babain e Asies, Arjan Muçën, teksa ky i fundit dha lajmin se vajza e tij nuk kishte hu mbur, por ndodhej e str ehuar në një shoqatë në Milano të Italisë, për arsye se kishte he qur dorë nga bashkëjetesa me Klodianin.
Vajza më ka telefonuar dhe ndodhet në një shoqatë bamirësie në Milano. Ime bijë nuk është e hum bur. Ajo i ka dhënë f und marr ëdhënies me Klodianin. Është str ehuar atje tashmë. Nuk shkonte me Klodianin ndoshta, s’e di. S’është puna jonë kjo, e kanë me njëri-tjetrin”, deklaroi Arjan Muçaj.
36-vjeçari e mëson live vendndodhjen e të fejuarës dhe komunikon në program me babain e saj.
Klodiani: Ajo iku dhe unë nuk e di a ndodhet vertëtë në shoqate
Arjan Muçaj: Vajza me telefonoi dhe më tha se nuk dëshiron më të jetojë me ty. Mua më vjen keq, por ajo vendos.
Klodiani: Unë dyshoj se Asia ndodhet në Milano tek shoqja e saj dhe gën jen, pasi nuk do të zbulojë shtëpinë ku fs hihet.
Arjan Muçaj: Unë kam numrin e telefonit të vajzës, mund ta merrni live.
“Pa Gjurmë” kontaktoi menjëherë me numrin, që vajza kishte marr për herë të fundit babain, por nga ana tjetër u përgjigj një zë burri dhe u mësua se ishte bashkëshorti i mikes së Asije Muçaj, me emrin Mario.
Odeta Dume: Përshëndetje!
Mario: Kë kërkoni?
Odeta Dume: Ne kërkojmë Asie Muçajn, mundesh të lutem të na e nxjerrësh në telefon, pasi rezulton e hu mbur për të fejuarin dhe prindërit. Familja dys hon se streho het në shtëpinë tuaj.
Mario: Unë nuk e njoh Asien dhe nuk po e kuptoj pse me telefononi mua. Ju lutem mos më shqet ësoni.
Në këtë moment të bisedës ndërhyn babai i 25-vjeçares, Arjan Muçaj.
Arjan Muçaj: Mario të lutem mos e moho, më ndi hmo të gjej vajzën. Vajza ime qëndronte me ju dhe vintë në familjen tuaj.
Mario: Unë nuk e di se ku është vajza jote, as nusja ime nuk e di ku është goca jote. Të lutem më telefono në privat dhe flasim.
Babai i 25-vjeçares Arjani dhe Mario vendosën që të komunikojnë privatisht për të zgjidhur këtë çështje, ndërsa i fejuari Klodiani i pre kur, pranoi se Asia ka të drejtën e saj të ndahet. Por për të ishte një lajm i papritur ai që komunikoi vjehrri në studio, se vajza i ka dhënë fun d kësaj llidhje pas 7 viteve. 36-vjeçari e mbylli lidhjen me ’Pa Gjurmë’: ’Nëse dëshironte të ndahej me mua, të më njoftonte. Unë do e dërgoja vetë në Shqipëri t’ua dorë zoja prindërve’.