Janë publikuar pamjet e rralla të momenteve të festimit të 70 vjetorit të Fatos Nanos
Ish-lideri historik i PS dhe ish-kryeministri i Shqipërisë ka fikur qirinjtë për 70-vjetorin e lindjes një natë më parë.
Në festë ndodhen familjarët e Nanos, të cilët duartrokasin e qeshin nën ritmet e këngës së ditëlindjes.
Bashkoshortja, Xhoana, shihet kur e puth në buzë Nanon, pasi ai fik qirinjtë e ditëlindjes.
Moti i keq ka përfshirë vendin gjatë 24 orëve te fundit, duke sjellë probleme në disa qytete të vendit.
Si pasojë e reshjeve të dendura të shiut, pavarësisht problematikave si rrëshqitje të dherave, të gjitha akset janë të kalueshme. Probleme ka pasur me radarin e Porto Romanos, i cili është vënë më pas në fund.
RAJONI VERIOR
Janë evidentuar disa problematika në Rajonin Verior ku reshjet e shiut ka qenë me intensitet shumë të lartë. Në sajë të ndërhyrjes në kohë të gjitha akset rrugore janë të kalueshme.
I vetmi aks rrugor që pati një bllokim për qarkullimin e mjeteve të rënda është ai Bajram Curri – Kam, ndërkohë që tani në këtë aks vijon normalisht qarkullimi për mjetet e vogla, vetura dhe furgona.