Në kohët e sotme kur teknologjia apo mënyra “moderne” e jetesës po na largon gjithmonë e më tepër
nga traditat, është vështirë të shohësh video kaq të bukura dhe interesante si kjo që po ju paraqesim në vijim.
Në një dasëm të bërë ditën e djeshme në Rrajcë të Prrenjasit, xhaxhai i sjell si peshqesh nipit që po martohej një cjap.
Atmosfera është tepër e ngrohtë dhe dasmorët duartrokasin xhaxhain që sjell cjapin si peshqesh nën ritmin e daulleve.
Më pas xhaxhai ia merr valles me një shami të kuqe duke e ndezur akoma më tej situatën.
Ruajtja e traditave në Shqiperi/ Xhaxhai i sjell cjapin dhuratë nipit në dasëm