Britania e Madhe është e shqetësuar për numrin e lartë të emigrantëve që po mbërrijnë në vend me gomone.
Siç shkruhet në artikullin e DailyMail, janë traf ika ntët shqiptarë, ata që po kontrollojnë të gjitha lëvizjet. Madje gjithashtu, theksohet se ata kanë dalë në ofertë.
Me çmimin e dy personave, mund të ikin në Angli tre, pra njëri e përfiton ‘udhëtimin’ falas.
Sipas autoriteteve britanike, kjo ofertë, deri diku joshëse do të bëjë që numri i emigrantëve të rritet ndjeshëm.
Ditën e djeshme, JOQ ALBANIA publikoi tmerrin e përjetuar nga një grup shqiptarësh që po shkonin në Angli.
Atyre iu ça gomonia dhe qëndruan 10 orë në det. Pas publikimit nga JOQ dhe komunikimit me gazetarët, shqiptarët u ndihmuan dhe u shpëtuan nga roja bregdetare franceze.