Luks milioneri! Gin, cigare dhe… Xhoana në krah, si e kaloi ditëlindjen e 70-të Fatos Nano


Kryebashkiaku i Kavajës Redian Krali ka ndarë disa pamje të rralla nga ditëlindja e 70-të e ish-kryeministrit të vendit dhe liderit historik të Partisë Socialiste, Fatos Nano.

Krali, i cili është edhe nipi i Nanos, i ka organizuar një festë ku sigurisht që nuk mungon as bashkëshortja e tij, Xhoana.

Në gosti duket se janë mbledhur të gjithë familjarët e Nanos, ndërsa vetë “djali i ditëlindjes” po feston me një gotë “gin” dhe një cigare në duar. Ndëra nipi i ka dedikuar një postim, ku i shpreh dashurinë dhe mirënjohjen.

“Mentori im! Të qofshin të shumta vitet dhe i gëzofsh me zemrën plot! Ky rrugëtim i imi nuk do të kishte qenë i njejti pa mbështetjen,

bekimin dhe këshillat e tua! Kam mbledhur çdo urtësi tënden që ma ke dhuruar me shumë bujari në çdo takim a bisedë të gjatë që shkëmbejmë bashkë dhe i ruaj si pasurinë më të vyer! Shëndet e jetë të gjatë!,”-shkruan Krali.

Sot, Nanon e uroi edhe kryeministri Edi Rama, duke ndarë një foto të liderit të PS-së, me logon e vendosur pas tij. Krahas fotos, nuk mungoi edhe urimi për ditëlindje.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *