Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e djeshme në fshatin Ngraçan të Mallakastrës ku shtetasi Batjan Çelaj i moshës 63-vjeçare humbi jetën pasi piu footksinë. Ngjarja u bë publike nga policia vetëm ditën e sotme, ku mësohet se janë referuar materialet për vlerësim në prokurori.
Por ngjarja bëhet akoma më e rëndë kur mësohet se i ndjeri ishte babai i Indrit Çelaj, 26-vjeçarit që u hum bi jeten per nje
kondicioner në rrugën “Myslym Shyri” në Tiranë. Kjo ngjarje e cila sh koi të gjithë opinionin publik, ndodhi në 22 gusht 2019 ku Indriti u nga dy vëllezërit Griseldo dhe Albano Kusi pas një kon flikti për tubin e kondicionerit.
Gjykata e Tiranës dha vendim për t’i dënuar përkatësisht Griseldo Kusin me 12 vjet bu rg dhe Albano Kusin me dy vjet bu rg.
Gjatë asaj kohe Batjan Çelaj u shpreh kështu në lidhje me vrasjen e të birit:
Kjo që më ndodhi mua mos i ndodhtë asnjërit. Kjo është fatke qësi e madhe në Shqipëri. Ti nisesh në punë dhe kthehesh i pa jete është fatkeqësi. E kam marrë vesh nga gazetat. Çuni është në 11 paradite unë e mora vesh në orën 7 në darkë se i kishin marrë edhe dokumentet. Çunin e kishte marrë policia. Djali ishte në punë, punonte me kondicionerë se ka mbaruar edhe elektriken. Montonte kondicionerët. Asnjë konf likt nuk ka pasur djali, ka qenë i kulturuar dhe i sjellshëm. Rrallë gjen djalë si ai , nuk dinte të ofe ndonte ishte i matur. Ma morën djalin në moshë të re.