Shokët e ta llnin se ishte buzëlepur, sot Iliri është inxhinier dhe i ben te pendohen me kete gje


Në emisionin “Shqip” nga Rudina Xhunga në Dritare TV do të sjellim historinë e një njeriu të thjeshtë por më një botë të jashtëzakonshme.

Jeta e inxhinierit Ilir Minja nuk ka qenë aspak e thjeshtë dhe sfidat nuk kanë pasur fund si pasojë e një difekti fizik. Por kjo nuk e ka penguar Minjën të besojë fort tek jeta dhe tek vetja. Mesazhi i tij është i bukur sa dhe i thjeshtë: Bëje botën të mësohet me atë që ti je, jo me idenë e saj për ty!

“Unë kam marrë një vendim, që unë nuk iki jashtë shtetit. Shumë veta më kanë shtyrë për të ikur jashtë por s’kam pranuar. Në radhë të parë sepse s’dua të lë pas familjen sepse kanë sakrifikuar kaq shumë për ne sa s’mundem t’i lë. Kam sakrifikuar shumë dhe le të themi se kjo më është kthyer mbrapsht. Unë kam një pagë shumë të mirë dhe mbi të gjitha edhe një kolektiv shumë të mirë që më mbështet.

Është pak e vështirë për njerëzit si unë për të çarë në jetën e tyre. Unë kam çuar qindra emaile dhe komunikime dhe jam treguar shumë i siqnertë, ua kam shprehur problemin tim dhe nuk hasa fare as mirësjellen të paktën por thjesht u përballa me injorim e as e merrnin mundimin të më shikonin cv.

Në universitet ka ndodhur një mrekulli. Ka qenë xhaxhi ikim nga Italia që ka ngulmuar dhe më ka marrë atje për një operacion tjetër. Kur jam operuar në Shqipëri më ngeli një problem, buza më ngeli e qepur dhe nuk arrija dot të hapja buzën për ta lëvizur. Nuk arrija të haja ushqim tamam dhe pjesa e dhëmbëve dukej shumë pas ii kisha diagonal.

Kështu kam qenë deri në shkollë të lartë. Kur shkoja në spital dëgjoja që më konsideronin një rast i rrallë ka pasur momente që edhe frikësohesha por tani jam mësuar. Frika është bërë shok me mua. Ajo që më mbante ishte shpresa, optimizmi. Thosha me vete, iku, kaloi edhe këtë herë”, u shpreh ai në Dritare TV. /Burimi: Dritare.net


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *