Verë në vjeshtë, cmendet moti për javën e ardhshme: Temperaturat deri në 36 gradë


Java që presim përpara parashikohet një javë me diell temperatura te miksuara vjeshte dhe vere.

Megjithatë fundi i javës dhe kryesisht fundjava rezervon “luhatje” të motit me temperatura të larta por edhe reshje shiu me intensitet deri të lartë.

Në këtë mënyrë moti për ditën e Hënë dhe atë të Martë parashikohet i kthjellët e vranësira të pakta deri mesatare kalimtare dhe kryesisht në relievet kodrinore – malore.

Nga dita e Mërkurë deri ditën e Premte moti parashikohet me diell por edhe me mbulesë vranësirash të cilat do të jenë të larta dhe transparente. Sipas SHMU ditën e Premte përjashtim bën zona e veriut e cila parashikohet me mot të vranët e alternime kthjellimesh.

Për ditën e Shtunë (dt. 17.09.2022) parashikohet një “anomali” e motit.

Zona e veriut dhe specifikisht veriperëndimi parashikohen me rënie të theksuar temperaturash dhe reshje shiu me itensitet të lartë.

Zona e qendrës dhe jugut fillimisht me kthjellime e më pas vranësira të dendura (përfshi reshje shiu) si dhe temperatura deri në 35-36°C.

Gjithashtu në këto zona parashikohet edhe erë intensive me drejtim nga kuadrati i jugut.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *