Studenti ekselent shkodran do ikë! Fitoi 10 degë në Shqipëri, por do studiojë mjekësi në Turqi


Sidrit Mehaj është një nga nxënësit ekselentë të gjimnazit “28 Nëntori” në Shkodër.

Është shpallur fitues në 10 degët e përzgjedhura për studimet e larta, mes të cilave kryesonte mjekësia.

Sidrit Mehaj: Dola fitues në raundin e parë por dega ime është Mjekësia e Përgjithshem dhe ajo është baza ime.

Por si shumë të rinj të tjerë, në këtë vit të ri akademik ai nuk do të ulet në auditoret e universiteteve shqiptare.

Sidrit Mehaj ka zgjedhur Turqinë për të vijuar formimin e tij në fushën e mjeksisë, duke shpjeguar edhe arsyet e kësaj zgjedhje.

Të rinjtë, në radhë për të ikur/ Maturantët para ambasadës gjermane për vizë
Sidrit Mehaj: Turqia ka një mjekësi shumë të mirë dhe shquhet për një sistem arsimor cilësor dhe të organizuar. Dhe për faktin se atje besoj se ka më shumë në fushën e kërkimit shkencor.

Nuk di të thotë nëse do të kthehet, pasi kjo do të varet nga rrethanat, por një mesazh e ka për rininë.

Sidrit Mehaj: Një persona që zgjedh një fushë duhet të punojë shumë për zgjedhjen e tyre. Studentët të mos harrojnë gjuhën dhe vendin e tyre sepse është një pasuri e jashtëzakonshme.

Tek Universiteti Bujqësor 500 studentë të regjistruar, 1 mijë e 200 kuota të lira
Nga viti në vit numri i të rinjve që largohen nga Shqipëria ka ardhur duke u rritur dhe kjo reflektohet në regjistrimet e reja në universitete.

Rreth 7 mijë maturantë kanë aplikuar në Universitetin e Shkodrës, Luigj Gurakuqi në fazën e parë të regjistrimeve.

Degët që kryesojnë janë infermieria, juridiku dhe ek

onomiku. Por krahasuar me pak vite më parë, sot në këtë institucion arsimor ulen 50% më pak student.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *