Një 59-vjeçare shqiptare ka hu mbur jetën në një aks ident në SHBA. Mësohet se nëna e tre fëmijëve kishte dalë nga banesa për të blerë pica për familjen e saj, kur një makinë krejt papritur e kishte përpl asur atë teksa ecte në trotuar.
Ngjarja ndodhi të premten në Bronks të New Yorkut. 59-vjeçarja Paulina Ndrecaj pavarësisht ndërhyrjes së mjekëve, ndërroi jetë në spital.
“Ajo ishte një grua e mirë, e ëmbël… një njeri shumë i dashur. Nuk e meritonte këtë, ishte katër hapa larg shtëpisë së saj”, -tha vajza e të ndjerës.
I shoqi ndodhej në shtëpi dhe kur dëgjoi zhurmën e përplasjes vrapoi poshtë pallatit, ku gjeti bashkëshorten e tij të përgja kur.
“Ishte njeriu më i mirë… nëna e fëmijëve të mi. Ajo ishte perfekte, fëmijët ishin të lumtur me jetën e tyre dhe ajo po ashtu”, -tregoi për New York Post i shoqi i .
Një 32 vjeçar, shofer taksie shkoi të ndihmojë po ashtu dhe i tha gruas se gjithçka do të shkojë mirë.
“I thashë se do t’ja dilte, se duhej të bëhej e fortë… ishte e tme rrs hme. Më duket sikur e gënjeva sepse ajo nuk ia doli. Mu thye zemra”, -tha i riu. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.