Sëm uret keq Elvana Gjata, këngëtarja jep lajmin e hidhur dhe detyrohet te


Këngëtarja Elvana Gjata është detyruar ta anulojë një koncert në Zvicër. Ajo ka njoftuar përmes Instagramit se shkaqet shëndetësore e kanë shtyrë drejt këtij vendimi.

Përmes një postimi në Instagram, Elvana Gjata tha se i vjen shumë keq për anulimin, por do të punojnë ta bëjnë një datë tjetër në një moment të afërt.

“Na vjen shumë keq, por nuk arrijmë dot për sonte në Avalon Luzern. Shkaqe shëndetësore e bëjnë të pamundur mbrëmjen e sotme, por do të përpiqemi për të ka një datë të ardhshme sa më të afërt,”-shkruan ajo.

Nderkohe media italiane ka folur me superlativa për këngëtaren shqiptare, Elvana Gjata… Klipin e fundit këngëtarjae xhiroi në Palermo dhe i ka kaluar 100 milionë shikime në Youtube. Klipi u realizua në bashkëpunim me këngëtarin e njohur Ledri Vulën.

Ata kanë vlerësuar reklamën që i është bërë qytetit historik falë një artisteje shqiptare. Mediat italiane kanë përshkruar këngën si një këngë që tregon një histori dashurie të një çifti adoleshent.

“Janë vetëm tre minuta e 29 sekonda që tregojnë një histori dashurie adoleshente nën melodinë e “Mike”, një këngë pop në shqip me elemente ballkanike.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *