Gazetari i ABC, Artan Hoxha ndodhet prej disa ditësh në Kolumbi ku ka vizituar edhe qytetin e Medellinit,
qendrën operacionale të kar telit të Escobarit duke dhënë edhe disa mesazhe prej andej.
Gjatë ditës së sotme ai ka postuar një foto nga va rri i Escobarit duke thënë se “të paktën këtij ia gjetën va rrin, kurse të tjerëve nuk i dihet as nam dhe as nishan”.
Mesazhi i Hoxhës lidhet me zhdukjen e bujshme të Ervis Martinajt, për të cilin nuk ka informacion se ku ndodhet prej më shumë se një muaji.
“Mbi var rin e mbretit të më të madh në botë, Don Pablo Escobar…(1 dhjetor 1949- 2 dhjetor 1993).
Don Pablos, ja gjetëm va rrin të paktën, por si t’ia bëjmë me ata të tjerët, qe nuk po u gjejnë as nam dhe as nishan…”, shkruan Hoxha në Facebook. /abcnews.al