Pas ndarjes nga jeta të Mbretëreshës, Anglia drejt përballjes me të papriturën


Vetëm 5 orë pas ndarjes nga jeta së Mbretëreshës Elizabeth II, kreu i Partisë së Gjelbër në Australi, Adam Bandt, bëri thirrje që vendi i tij të shpallej Republikë.

Ky postim i Bandt nuk u prit mirë nga shumë njerëz në Twitter, në të cilin ai shkruan se uhet një traktat me indigjenët dhe se Australia duhet të bëhet Republikë.3

“Mendimet tona shkojnë për familjen dhe ata që e deshën. Tani Australia duhet të ecë përpara”, shkroi Bandt.

“Na duhet një traktat me indigjenët dhe duhet të bëhemi Republikë,” shkroi ai.

Disa mbështetës të tij thanë se nuk po tregonte respekt duke diskutuar këtë çështje në një moment të tillë, vetëm pak orë pas ndarjes nga jeta të monarkes.

“Nuk prisje dot as 6 orë para se të publikoje agjendën tënde politike”, iu përgjigj një përdorues në Twitter.

Kryeministri , Anthony Albanese është një mbështetës prej kohësh i kthimit të Australisë në republikë, por nuk dha asnjë koment në lidhje me postimin e Brandt.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *