Isha e vogel vetëm 14 vjeçe nuk mundja … , B leona Qereti e kujton me lot në sy: Babai më f uste ne…(Foto)


Ndonëse vitet ikin këngëtarja e njohur Bleona Qereti vazhdon të mbetet po aq e pëlqyer sa dikur.

Ditën e sotme, Bleona është kthyer pas në kohë dhe ka kujtuar datën 25 nëntor 1994 kur e parnuar për herë në festivalin e dhjetorit.

Përmes një video të publikuar në Instagram, ajo e prekur ka shprehur mirënjohjen ndaj të gjithë bashkëpunëtorëve që e ndihmuan kur ishte vëtëm 14 vjeç.

Bleona nuk ka lënë pa përmendur edhe familjarët e saj, siç është babai, i cili ka sakrifikuar gjithçka për të.

Statusi i plotë:

25 nëntor 1994 është data që fitova konkursin për të marrë pjesë në festivalin e dhjetorit. Është një datë e cila do të ngelet përgjithmonë në memorien time. Kanë kaluar 25 vite që atëherë, por unë nuk e harroj atë ditë me shi që prisja para televizionit për të marrë rezultatin e konkursit.

Babai im @nazmiqereti mundohej të më fuste në çadër që të mos lagesha, por unë nga ankthi dhe emocionet nuk ndjeja asnjë pikë shiu që më binte në fytyre, derisa i ndjeri #selimishmaku doli poshte televizionit dhe na tha: “Ne si juri mendojme qe Bleona duhet te kendoje ne festival” – nuk arrija te ndaja lotet nga pikat e shiut….. isha 14 vjec dhe pjesemarresja me e re ne festival.

Sot dua të falenderoj nga zemra të gjithë bashkëpunëtoret e mi më të afërt, më saktë legjendat e muzikes shqiptare do të thoja, sepse jane pikerisht ata qe kanë bërë historinë e muzikës tone me krijimtarite e tyre. @zhulalie #AdrianHila #alfredkacinari #jorgopapingji @agimdoci #mozaahmeti #xhevdetgashi #enispresheva #Virusi @veragrabocka @arditgjebrea @gjiciarjan @gencprelvukaj @darkodimitrov #edmondrrapi.

Pa dashamiresine e ndihmen tuaj nuk do te isha ketu ku jam sot! FALEMINDEIRT


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *