Largimi nga jeta e Mbretëreshës Elizabeth, ditën e djeshme mori vëmendjen e të gjithë botës dhe për të janë duke folur të gjitha mediat.
Në ceremoninë e saj, pritet të marrin pjesë figura të larta të shteteve, ndërsa nuk dihet ende se kush do jetë nga radhët e Shqipërisë.
Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta është parë në Londër, bashkë me bashkëshorten e tij, Monika Kryemadhin.SHIH VIDEON E PUBLIKUAR NGA JOQ
Ata janë parë të dy në rrugët e kryeqytetit, ata janë filmuar në një zonë goxha luksoze dhe me dyqane të shtrenjta. Çifti Meta-Kryemadhi shihen duke ecur krah-për-krah me njëri–tjetrin.
Dyshja në fjalë është përfolur dhe herë të tjera për vizitat e tyre në Londër, aty ku jeon dhe një nga fëmijët e tyre, por thuhet se kanë dhe biznese, por kjo s’është konfimuar asnjëherë.
Në një kohë kur Shqipëria është kapluar nga kriza e thellë dhe shqiptarët e shkretë me zor po sigurojnë bukën e gojës, ka dhe nga ata që shkojnë e bëjnë shopping në Londër.