Po kthehet ajo qe nuk pritej? Vjen lajmi i madh për çmimin e naftës, kjo gjë nuk kishte ndodhur që nga janari


Ka pësuar një rënie të madhe çmimi i naftës bruto në tregjet e huaja, ku tashmë ka zbritur në nivelin më të ulët që prej janarit të këtij viti.

Që nga fillimi i pushtimit rus në Ukrainë, ku çmimi në tregjet e huaja vetëm regjistroi rritje duke

shkuar deri afër nivelit 130 dollar fuçia, sot çmimi i naftës bruto në bursën ndërkombëtare është 88 dollarë.

Krahasuar me shtatorin e vitit të shkuar, ky çmim mbetet më i lartë, pasi në atë kohë fuçia kushtonte 72.60 dollarë.

Pavarësisht kësaj rënie ne bursë, në Shqipëri nuk është reflektuar. Aktualisht qytetarët një litër naftë e blejnë për 232 lekë, që është çmimi i fundit i caktuar nga Bordi i Transparencës për Monitorimin e Karburanteve më 2 shtator.

Sipas Ministrisë së Financave, ata marrin si referencë për çmimet e reja, luhatjet në bursën Platts të Mesdheut për gazoilin, benzinën, si dhe faturave zyrtare të operatoreve.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *