Paundi britanik ka rënë kundrejt dollarit amerikan, në nivelin më të ulët që prej vitit 1985. Arsyet sipas tij janë të qarta: ndikimi i lu ftës së Rusisë në Ukrainë dhe çmimet e energjisë.
Një paund u shkembye së fundi me 1.145 dollarë, nivel ky që nuk shihej prej pothuajse 4 dekadash.
Guvernatori i Bankës britanike, Andrew Bailey, paralajmëroi se në këtë pikë, shumë pak mund të bëhet për të parandaluar që Britania të zhy tet në recesion.
Banka pret që ekonomia britanike të tkurret në tre muajt e fundit të vitit 2022 dhe kontraktimi të vazhdojë deri në fund të vitit 2023.
Shefi i Bankës Botërore ndërkohë paralajmëron për recesion global. Paralajmërimi i tij vjen në kohën kur Qeveria britanike planifikon të kufizojë rritjen e mprehtë të faturave të energjisë.
Çmimet e energjisë e morën një goditje prej masave të vëna për frenimin e pan demisë së koronavirusit,
por situata u përkeqësua akoma edhe më shumë kur Rusia kufizoi ndjeshëm furnizimin me gaz të Europës, pas sanksioneve të vendosura asaj për shkak të agresionit në Ukrainë.