Dihet që celulari asnjëherë nuk duhet të mbahet pranë kokës, por ka edhe më shumë. Asnjëherë nuk duhet ta mbani pajisjen tuaj në vendet e mëposhtme:
Në xhep: Edhe pse pothuajse të gjithë e bëjnë këtë, nuk këshillohet të mbani një telefon në xhep, pasi ekranet e tyre janë të ndjeshëm ndaj prekjes, kështu që mund të telefononi lehtësisht një numër urgjence pa e kuptuar.
Pranë lëkurës: Bakteret nga ekrani lëvizin në fytyrë, ndaj mund të jenë shkaktarë të akneve apo disa sëmundjeve të tjera të lëkurës. Përveç kësaj, rrezatimi elektromagnetik bëhet më i fortë. Gjatë bisedës në telefon, duhet të keni parasysh edhe distancën 15 milimetra.
Në vendet e nxehta: Temperaturat e larta janë të dëmshme për elektronikën, ndaj nuk këshillohet lënia e telefonit në makinë, në plazh apo kudo të ekspozuar ndaj diellit apo ndonjë burimi nxehtësie.
Nën jastëk: Nëse merrni njoftime gjatë natës dhe ekrani ndizet, kjo ndikon negativisht në prodhimin e melatoninës, e cila çon në probleme me gjumin. Ka pasur edhe raste qe telefoni pëllcet.
Në karikues: Sigurisht, mbushja e telefonit nuk dëmton drejtpërdrejt shëndetin tuaj, por është më mirë të mos e mbushni pajisjen gjatë natës, pasi kjo shkurton jetëgjatësinë e baterisë.