E trishte! Vd iq për një gardh ne Pogradec. Ishte kthyer nga USA, për të gëzuar pensionin në atdhe


Burri që humbi jetën për një gardh në Pogradec quhet Safet, 65 vjeç. 20 vite që jetonte e punonte së bashku me bashkëshorten në SHBA. Kishte një vit që kishte dalë në pension dhe së bashku me gruan ishin rikthyer në fshatin e lindjes për të kaluar vitet e pleqërisë.

Mësohet se që nga rikthimi në fshatin Zervaskë burri ka pasur debate të vazhdueshme me Fatmir Manellarin por nuk dihet nëse palët kanë kërkuar ndihmën e policisë për të zgjidhur problemin e tyre për një rrugë e një gardh.

I afërmi i 65-vjeçarit që humbi jetën këtë pasdite në një fshat në Pogradec për çështje pronësie ka folur për mediat rreth ngjarjes që ndodhi sot në Pogradec.

Ai thotë se Safet Yskollari jetonte në Amerikë dhe se ishte kthyer në Shqipëri prej më pak se një viti. Sipas tij Ysakollari ka qenë njeri i sjellshëm dhe i qetë.

“Ishte njeri serioz, i sjellshëm, i edukuar. Ka qenë në Amerikë, jetonte atje. S’ka as një vit që ishte kthyer. Ishte njeri i qeshur, njeri pozitiv”, thotë fqinji.

Ngjarja ka ndodhur sot, pasi Safeti kishte vendosur disa tuba shkarkimi për rregullimin e rrugës që e çonte në shtëpi. Autori pasi e kanë njoftuar të afërm, pas punës ka shkuar, ka debatuar dhe e ka gøditur me th!kë.

Për vendin që pretendon autori se e ka të tijën nuk ka asnjë dokumentacion por thotë që e kam pasi në ish kovaçanën aty ka punuar vite më parë dhe ka zaptuar vendin me pretendimin që e ka ai.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *